Si dhe ku te lajmrohem per vend pune

Ku dhe si të lajmërohemi për vend pune

Tregtarët e suksesshëm përgatiten me kujdes. Ata e dijnë se mbresat e para mbeten të përhershme. Deklarata juaj është tregtari juaj. Visheni atë tregtar me rroba të mira, ashtu që dukshëm të dallohet prej të gjithave atyre gjërave që i vëren punëdhënësi juaj kur është fjala për lutjen për punë.
 

Si dhe ku te lajmeroheni per vend pune?
















Informatat e dhëna këtu janë rezultat i pastër i përvojës shumëvjeçare gjatë të cilave vite i është ofruar ndihma me mija njerëzve për qëllim të shitjes efikase të shërbimeve të tyre.
Përvoja ka treguar se mediumet vijuese i ofrojnë metoda më efikase dhe më direkte të lidhjes së blerësit dhe shitësit të shërbimeve personale:

1. Byrotë për punësim. 
Duhet të kihet vëmendja mbi atë të zgjedhen vetëm byrotë shembëllyese, drejtoria e të cilave mund të japë dëshmi adekuate mbi rezultatet e kënaqshme. Ekziston një numër i vogël i këtyre byrove.

2. Reklamimi në gazeta, në zhurnale tregtare, në revista. Që shpalljet e vogla të mund të japin rezultate të kënaqshme, zakonisht në këtë duhen të llogarisin ata të cilët lajmërohen për punë kancelarike ose mëditore të zakonta. Dhënia e shpalljeve më të mëdha është më e dëshirueshme në rastet e atyre të cilët kërkojnë vende udhëheqëse të punës me atë që shpallja do të duhej të botohej në atë pjesë të faqes ku së pari do ta tërheqë vëmendjen e punëdhënësit në të cilin mendohet. Shpalljen duhet ta bëjë eksperti i cili din se si t'i mbledhë mjaft cilësi shitëse në të, me qëllim që përgjigjjet në shpallje të fillojnë të vijnë.

3. Lajmërimi me anë të letrës. Letrat i dërgohen firmave të caktuara ose individëve, për të cilët ekziston mundësia se do t'iu jenë të nevojshme shërbimet të cilat ofrohen. Këto letra gjithmonë duhen të jenë të shtypura pedantërisht dhe të nënshkruara me dorë. Bashkë me letrën duhet të dërgohet edhe përshkrimi i shkurtë i kompletuar ose pasqyra e kualifikimeve të kandidatit. Edhe letrën edhe përshkrimin e përvojave dhe kualifikimeve duhet ta bëjmë profesionalisht. Nëse ju nuk dini si, kërkoni ndihmën e dkuj që tashmë ka përvojë në këtë sferë.

4. Lajmërimi përmes njohjeve personale. Sa herë që është e mundshme, kandidati duhet të tentojë që të afrohet me punëdhënësit latentë përmes ndonjë miku të përbashkët. Kjo metodë e afrimit e ka një përparësi të veçantë për ata të cilët i kërkojnë vendet udhëheqëse të punës dhe të cilët nuk dëshirojnë të lajmërohen drejtëpërdrejtë.

5. Afrimi i drejtëpërdrejtë. Në disa raste ndoshta është më efikase që kandidati personalisht t'i ofrojë shërbimet e veta punëdhënësve latentë. Me këtë rast është e nevojshme dhënia e deklaratës së shkruar e të kompletuar mbi kualifikimet për vendin konkret të punës, sepse punëdhënësit latentë shpesh së pari dëshirojnë të flasin me bashkëpunëtorët e tyre mbi dëshmitë e punës së dikujt.

Informatat të jipen në formën e shkruar shkurt
Tekstin e shkurtër duhet përgatitur me po aq kujdes sikur që do ta përgatiste edhe avokati përshkrimin e shkurtër të rastit që e përfaqëson në gjykatë. Nëse vet kandidati s'ka përvojë në përgatitjen e përshkrimeve të këtilla, atëherë i është e nevojshme të këshillohet me ekspertin dhe t'i shfrytëzojë shërbimet e tij. Tregtarët e suksesshëm i punësojnë femrat dhe meshkujt të cilët e njohin artin dhe psikologjinë e theksimit me qëllim të tregimit të vlerës së mallit. Ai i cili ka për qëllim t'i shet shërbimet personale, do të duhej ta bëjë po këtë gjë. Në atë përshkrim të shkurtër janë të nevojshme informatat vijuese:

1. Edukimi. Shtroni qartë, mirëpo në mënyrë precize, se cilat shkolla i keni kryer dhe në cilat lëndë jeni specializuar, duke i treguar arsyet e specializimit.

2. Përvoja. Nëse keni patur përvoja në vendet e punës të ngjashme me ato për të cilat konkurroni, detajisht përshkruajini, duke i shtruar emrat dhe adresat e punëdhënësve të mëhershëm. Domosdo duhet qartë ta tregoni edhe çdo përvojë të veçantë, e cila do të mund t'ju ndihmonte që ta fitoni vendin e punës që e dëshironi.

3. Preferenca. Praktikisht çdo firmë biznesi dëshiron t'i dijë të gjitha mbi punën e mëparshme, me aktivitetet, etj. të punëtorëve latentë të cilët kërkojnë vende me përgjegjësi. Bashkë me deklaratën e shkruar shkurt duhet t'i bashkangjitni edhe fotokopjet e letrave:

a) punëdhënësve të mëhershëm
b) profesorëve te të cilët mësuat
c) personave të njohur në mendiemt e të cilëve mund të mbështeteni.
4. Fotografia juaj. Deklaratës së shkruar duheni t'ia bashkangjitni një fotografi tuajën të re.

5. Lajmërohuni për vendin e caktuar të punës. Me saktësi përshkruajeni vendin e punës për të cilin lajmëroheni. Kurrë mos u lajmëroni për "ndonjë vend të punës", sepse kjo gjë flet për mungesën e kualifikimeve tuaja të specializuara.

6. Tregojini kualifikimet tuaja për vendin konkret të punës për të cilin paraqiteni. Tregojini të gjitha detajet mbi shkaqet për të cilat besoni se jeni të kualifikuar për vendin e punës të cilin e kërkoni. Kjo është pjesa më e rëndësishme e lajmërimit tuaj. Kjo do të vendosë, më shumë se çdo gjë tjetër, se çfarë përgjigjje do të merrni.

7. Ofroni që ta kryeni punën provë. Ky mund të duket si propozim radikal, mirëpo përvoja tregon se kjo gjë shpesh ka sukses që t'ju mundësojë së paku punën provë. Nëse jeni të sigurtë në kualifikimet tuaja, puna provë është gjithë ajo ç'ju nevojitet. Pastaj, kjo ofertë tregon se jeni të sigurtë në aftësinë tuaj që t'i përmbushni kushtet në vendin e punës të cilën e kërkoni. Kjo vepron mjaft bindshëm. Shtrojeni qartë faktin se oferta juaj është e bazuar:

a) në besimin tuaj në aftësinë se i përmbushni kushtet në atë vend të punës
b) në besimin tuaj në vendimin e punëdhënësit latent që t'ju punësojë pas periudhës provë
c) në vendosmërinë tuaj që ta fitoni atë vend të punës.

8. Njohja e punës së punëdhënësit tuaj latent. Para se të lajmëroheni për vendin e caktuar të punës, informoni për atë punë dhe tregoni diturinë të cilën e keni fituar në atë lëm. Kjo do të veprojë në mënyrë impresive, sepse kjo do të thotë se ju keni imagjinatë dhe interesim të vërtetë për pozitën që e kërkoni. 

Mbani mend se ai avokat i cili fiton, nuk është avokati që më së miri e njeh ligjin, por ai i cili më së miri e përgatitë rastin e vet. Nëse "rasti" juaj është i përgatitur dhe i paraqitur siç duhet, atëherë qysh në fillim e keni fituar më shumë se gjysmën.

Mos u frikoni se deklarata juaj e shkurtër do të jetë tepër e gjatë. Punëdhënësit janë po aq të interesuar që t'i blejnë shërbimet e kandidatëve të kualifikuar sa edhe ju jeni të interesuar të vini gjer te puna. Në të vërtetë, shumica e punëdhënësve të suksesshëm kryesisht suksesin e vet ia kanë borgj aftësisë që t'i zgjedhin punëtorët e kualifikuar. Ata dëshirojnë të vijnë deri te të gjitha informatat e disponueshme.

Mbani mend edhe një gjë: pedantëria në përgatitjen e deklaratës suaj tregon se jeni një person i rregullt. 

Kur ta kryeni deklaratën tuaj të shkruar, me pedantëri lidhni faqet, shkruani ose shtypeni me makinë në fillim të deklaratës, mbishkrimin e ngjashëm me këtë:

DEKLARATË E SHKURTËR MBI KUALIFIKIMET e (emri dhe mbiemri i juaj)
I CILI PARAQITET PËR POZITËN e (pozita e dëshiruar) të kompanisë (emri i kompanisë). 

Kjo vulë personale sigurisht se do ta tërheqë vëmendjen. Me pedantëri deklaratën tuaj të shkruar shtypeni rishtazi ose shumëzojeni në letrën më të mirë dhe vendoseni në një dosar të fortë, por që dosarin do ta ndërroni dhe në të t'i shkruani emrat e firmave përkatëse, pra nëse deklarata duhet dërguar një numri të madh të kompanive. Fotografinë tuaj duheni ta ngjitni në njërën prej faqeve të deklaratës së shkruar. Përcillini bukvalisht këto udhëzime duke i përmirësuar aq sa ju shtyen imagjinata juaj. 

Tregtarët e suksesshëm përgatiten me kujdes. Ata e dijnë se mbresat e para mbeten të përhershme. Deklarata juaj është tregtari juaj. Visheni atë tregtar me rroba të mira, ashtu që dukshëm të dallohet prej të gjithave atyre gjërave që i vëren punëdhënësi juaj kur është fjala për lutjen për punë. Nëse pozita për të cilën konkurroni vërtetë vlen, atëherë vlen edhe të orvatet që të arrihet deri te ajo punë. Madje edhe më tepër. Nëse ia shitni shërbimet ndonjë punëdhënësi në mënyrën e cila do ta impresionojë me individualitetin tuaj, zakonisht prej vet fillimit për shërbimet tuaja do të pranoni shumë më tepër para se sa do t'i kishit pranuar nëse do të lajmëroheshit në mënyrën e zakontë, në mënyrën konvencionale. 
Nëse kërkoni punësim përmes agjencionit të shpalljeve ose agjencionieve për punësim, atëherë le t'i shfrytëzojë agjenti i tyre kopjet e deklaratës suaj të shkruar në shitjen e shërbimeve tuaja. Kjo do t'ju ndihmojë që ta fitoni simpatinë e agjentit dhe punëdhënësit latent.

Albumi Postribe
 
ALBUMI POSTRIBE- http://www.postribe.com/album
Votoni
 
Jeni vizitori
 
Moti
 

A Widgia Widget
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Do you want your own website too?
Register for free